Shërbimi i ndërmjetësimit

Shërbimi i ndërmjetësimit ofrohet nga ndërmjetësit tanë profesionalë dhe të kualifikuar. 19 ndërmjetës janë të regjistruar nën subjektin juridik të FZKPM-së nga Komisioni Kombëtar për Licencimin e Ndërmjetësve.
Ndërmjetësit tanë ofrojnë shërbimin në përputhje me ligjin për ndërmjetësimin dhe në bazë të parimeve të Kodit të Etikës së Ndërmjetësit të Fondacionit.
Ne ofrojmë shërbimin e ndërmjetësimit në çështje civile, familjare dhe penale, në përputhje me ligjin nr.10385 "Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve". 
Nëse keni nevojë për ndihmesën tonë, ju lutemi na kontaktoni, dhe do t’ju ofrojmë shërbim cilësor të ndërmjetësimit