Rishpallje - Thirrje për koordinator lokal - Pukë

Konsorciumi i përbërë nga Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi Mosmarrëveshjeve” dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” janë duke zbatuar projektin “Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin” në rrethet Shkodër dhe Pukë gjatë periudhës Tetor 2021 - Mars 2022.

Projekti është ndërmarrë si pjesë e Programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria" - nismë e rëndësishme e zbatuar nga një sërë organizatash ndërkombëtare dhe vendore, të drejtuara nga UNICEF Shqipëri, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Në kuadër të këtij projekti organizatat partnere, do të angazhojnë dy koordinatorë lokalë, respektivisht në Bashkitë Shkodër dhe Pukë.

Përmes rishpalljes së thirrjes, kërkohen aplikime për pozicionin e Koordinatorit Lokal për Pukën.

Afati i pranimit të aplikimeve shtyhet deri më 28 Tetor 2021, ora 17:00.

Për më shumë informacion, ndiqni linkun.