Rishpallje - Thirrje për ndërmjetës - Shkodër, Pukë

Konsorciumi i përbërë nga Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi Mosmarrëveshjeve” dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” po zbatojnë projektin “Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin” në rrethet Shkodër dhe Pukë gjatë periudhës Tetor 2021 – Mars 2022.

Projekti është ndërmarrë si pjesë e Programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria" - nismë e rëndësishme e zbatuar nga një sërë organizatash ndërkombëtare dhe vendore, të drejtuara nga UNICEF Shqipëri, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Në kuadër të këtij projekti, organizatat partnere kërkojnë të angazhojnë ndërmjetës për të ofruar shërbimin e ndërmjetësimit dhe praktikave restauruese në rrethet Shkodër dhe Pukë për rastet e të miturve në konflikt dhe kontakt me ligjin.  

Afati i dorëzimit të dokumenteve: 9 Nëntor 2021, ora 17:00.

Për më shumë informacion, ndiqni linkun