Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin, Tetor 2021 - Gusht 2022

Ndërmarrë si pjesë e nismës “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria" - e zbatuar nga një sërë organizatash ndërkombëtare dhe vendore, të drejtuara nga UNICEF Shqipëri, me mbështetjen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Programi “Forcimi i qasjeve ndërdisiplinore në menaxhimin e rasteve të fëmijëve në konflikt dhe kontakt me ligjin” zbatohet në partneritet midis zyrës së UNICEF Shqipëri  dhe konsorciumit të organizatave: Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, në rrethet Shkodër dhe Pukë.

Përmes zbatimit të këtij Programi, organizatat partnere, synojnë të mbështesin institucionet dhe profesionistët në nivel vendor që kanë rol në administrimin e Drejtësisë për të Miturit, në zbatimin e Kodit për Drejtësinë Penale për të Mitur, Strategjisë Kombëtare të Drejtësisë për të Mitur, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe aplikimin e shmangies dhe masave alternative ndaj procedimit penal.

Ky projekt u vjen në ndihmë institucioneve përgjegjëse në rrethet Shkodër dhe Pukë për trajtimin e rasteve të të miturve në kontakt me sistemin e drejtësisë përmes një qasjeje shumë disiplinore dhe ndër-institucionale. Ndërhyrjet e programit do të zbatohen përgjatë periudhës Tetor 2021 – Gusht 2022 dhe synojnë mbrojtjen, parandalimin, ri-integrimin dhe rehabilitimin me bazë komunitare të fëmijëve të dyshuar, të akuzuar, të dënuar, dëshmitarë apo në risk për t’u përfshirë në vepra penale, si dhe në risk trafikimi.
 
Disa nga rezultatet kryesore të projektit:

    - 2 Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse dhe pjesëmarrëse në administrimin e drejtësisë penale për të mitur për enale për të mitur për koordinimin e veprimtarisë për drejtësinë miqësore ndaj fëmijës në nivel vendor, të arritura respektivisht në Shkodër dhe Pukë.

    - 76 profesionistë nga institucionet lokale të drejtësisë, zbatimit të ligjit dhe ato shërbimofruese, që trajtojnë raste të fëmijëve në kontakt/konflikt dhe situatë risku rritën kapacitetet e tyre në fushën e drejtësisë miqësore për fëmijët, zbatimit të qasjeve restauruese, masave alternative, shmangies, ndërmjetësimit dhe formave të tjera të drejtësisë restauruese dhe dimensionit të barazisë gjinore.

    - 149 raste të referuara nga institucionet për t’u trajtuar përmes qasjes ndërdisiplinore, duke përfshirë shërbime të ndihmës ligjore, shërbim
    psikologjik, pako ushqimore, paketa me mjete profesionale etj.

    - 28 raste të trajtuara të përmes praktikave restauruese.

    - 39 fëmijë dhe të rinj të përfshirë në programe mentorimi, ri-integrimi.

    - 362 fëmijë e të rinj dhe disa prindër të përfshirë në aktivitete rikrijuese.

    - 95 prindër të informuar dhe ndërgjegjësuar për prindërmimin pozitiv.

    - 182 nxënës, mësues, psikologë, punonjës sigurie, drejtues shkollash, të përfshirë në programin e zgjidhjes së konflikteve përmes dialogutrestaurues, ndërmjetësimit dhe rrethit të paqes, duke e promovuar këtë model dhe në Ditën e Drejtësisë për të Mitur në Shkodër, ku morën pjesë 72 pjesëmarrës, përfaqësues nga institucionet lokale, komuniteti i prindërve, nxënës, mësues.

    - 111 pjesëmarrës (74 prindër dhe 37 fëmijë) të informuar dhe ndërgjegjësuar për të drejtat e fëmijëve në proceset penale, masat alternative dhe drejtësinë restauruese.

    - 1 mini-shfaqje teatrale "Drejtësia është miqësore me ty", e vënë në skenë nga nxënësit e shkollës "Sabah Sinani", Pukë.