Trajnimi i specializuar për ndërmjetës me tematikë “Drejtësia restauruese dhe ndërmjetësimi për të miturit” 12-14 Tetor 2022

Trajnimi u organizua si pjesë e projektit “Zgjerimi dhe Fuqizimi i
Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” që zbatohet nga CSSP - Qendra
për Ndërmjetësimin e Integruar në Berlin, në partneritet me Dhomën
Kombëtare të Ndërmjetësve dhe Fondacionin “Zgjidhja e Konflikteve dhe
Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”, me mbështetjen financiare të Agjencisë
Austriake për Zhvillim.
Fokusi i trajnimit ishte rritja e njohurive dhe aftësive të ndërmjetësve për të ofruar një shërbim cilësor në rastet ku janë përfshirë të mitur në konflikt dhe kontakt me ligjin, në përputhje dhe me parashikimet në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.

Ndërmjetësit u njohën me konceptin, vlerat, parimet e drejtësisë restauruese dhe modelet e saj. Gjithashtu u prezantuan parashikimet në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, të masave alternative për të miturit dhe procedura e referimit nga institucionet në programe të drejtësisë restauruese dhe ndërmjetësimit.

Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte dhe praktikimi i aftësive ndërmjetësuese përmes rasteve të prezantuara dhe të demonstruara nga pjesëmarrësit dhe veçanësitë që duhen pasur parasysh në komunikimin me palë të miturit dhe të rinjtë.

Ndërmjetësit u njohin gjithashtu dhe me rëndësinë që duhet të kushtojnë ndërmjetësit ndaj aspektit gjinor në procesin e ndërmjetësimit.