Fushat kryesore të veprimtarisë së Fondacionit

Aktiviteti kryesor i fondacionit përfshin:


  • Lobim, advokim për krijimin dhe përmirësimin e bazës ligjore të ndërmjetësimit;

  • Ndërgjegjësim, informim dhe rritje kapacitetesh në fushën e zgjidhjes së konflikteve, formave alternative të zgjidhjes,  komunikimit, dialogut, ndërmjetësimit, negocimit, drejtësisë restauruese, respektimit të diversitetit, etj.

  • Ofrim i shërbimit të ndërmjetësimit.

  • Studime, kërkime, botime manualesh, materiale promovuese, etj.

  • Pilotim i programeve të ndryshme si:


    • ndërmjetësimi i lidhur me gjykatën;

    • drejtësia restauruese për të miturit;

    • ndërmjetësimi i bashkëmoshatarëve në shkolla;

    • menaxhimi ndërdisiplinor i rasteve të të miturve në konflikt/kontakt me ligjin;

    • parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit;

    • nxitja e dialogut ndërkulturor.